INTERVISTA QE U KTHYE NE DEBAT MES TE SHKUARES DHE TE ARDHMES
 
Mbrëmë u riktheva në studion e debatit të TV KLANIT pas disa vitesh. Është koha për të ndërruar faqen në librin e jetës së këtij vendi, duke mbyllur në çdo hap kapituj të zvarritur e të lodhshëm për të gjithë. Loja e vjetër e fajësimeve nga të katër anët që rrezatohet kudo për shkak të politikës, është një lojë pa fitimtarë ku humbet çdo ditë shoqëria jonë, vetë Shqipëria. Çdo rrugë komunikimi duhet hapur dhe kundërshtitë e dallimit mes organizatave apo mes vetë njerëzve, duhet të prodhojnë energji pozitive jo ushqim për dasitë arsye për moskomunikim. Mbrëmë intervista u kthye në debat, deri kur politikanët të debatojnë publikisht me njëri-tjetrin s'ka si të mos ndodhë edhe kështu. Por jam vërtet i kënaqur sepse, mbi të gjitha fitoi e drejta e publikut për të jetuar një mbrëmje në një Shqipëri ku dasitë mes njerëzve të politikës nuk e ndajnë pjesë-pjesë këtë të drejtë, duke thelluar dasinë mes vetë njerëzve të zakonshëm. Në rrugën për një Rilindje Shqiptare, sot në opozitë do të bëjmë çdo hap që tregon se si do të jenë marrëdhëniet tona me njerëzit, shoqërinë, shtetin nesër në qeveri.